Muralet një trend i veçantë që po përqafohet edhe nga bashkia Shkodër. Me nismën “Qyteti si pëlhurë” po realizohet rijetësimi i godinave të vjetra me gjallërinë që përcjellin ngjyrat. Sot është realizuar muralja e parë në qytetin e Shkodrës në zonës e ish-Thertores në të cilën dallojnë motivet tradicionale.

Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe fëmijët e shkollave 9-vjeçare te cilët kanë ekspozuar pikturat e tyre me motive tradicionale. Të udhëhequr edhe specialistë të DRTK, të cilët janë bërë pjesë e këtij organizimi, fëmijët gjithashtu kanë ndjekur nga afër procesin e krijimit të një muraleje duke vendosur edhe ata ngjyrën e tyre në të.

Kjo murale është një nga shumë të tjera që do të zbukurojnë ndërtesat e qytetit duke i kthyer këto në pika atraksioni për turistët.

Artikulli paraprak“AFRODITE ACADEMY” MASTERCLASS PËR MAKE UP
Artikulli tjetërRISHKRUHET HISTORIA, SHQIPËRIA NË EUROPIAN