Në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë kallëzimi i parë.
Nisma Thurje ka depozituar një kallëzim për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Endri Shabani në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kallëzimit tha se besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.
Endri Shabani: Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë. Në 30 vjet ka pasur një sistem që ka punuar për zyrtarët. Jemi para një epoke të re, besojmë se institucionet e reja. Sot kemi ardhur për ti kërkuar prokurorisë që ta justifikojë besimin tonë.
Objekti i kallëzimit penal është për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët sipas Nismës mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.
Në kallëzim thuhet se Nisma ka dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një palë e tretë në kushtet kur ai kryhej prej dekadash nga vetë spitalet publike.
Dyshimi tjetër lidhet procedurat e dhënies së këtij shërbimi me koncesion.