Nisma Vullnetare Studentore ka festuar një vjetorin e krijimit të saj.

Në një aktivitet me studentët që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje vullnetare është diskutuar mbi vitin e parë të punës së tyre por edhe sfidat e të ardhmes… Studentët përmendën edhe disa prej aktiviteteve më të rëndësishme gjatë vitit që kaloi. Pjesë mbështetëse për Nismën Vullnetare Studentore janë edhe vetë disa prej pedagogëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Nisma Vullnetare Studentore përbëhet nga një grup prej afro 25 studentësh nga fakultete të ndryshme të universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe në të ardhmen do shihet mundësia për ta zgjeruar edhe më shumë në shërbim të të rinjve dhe komunitetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakVAKTET E PËRBASHKËTA DHE NDIKIMI I SHKËLQYER TEK ADOLESHENTËT
Artikulli tjetërRIKTHEHEN RESHJET, SËRISH DISA PROBLEME NË AKSET RRUGORE