Prej disa ditësh në Kinë po diskutohet për një rikthim të izolimit. Qytetarët atje janë terroziuar nga kjo ide duke refuzuar diçka të tillë. Po Shqipëria a rrezikon një ri-izolim?

Pëllumb Pipero është shprehur se për më shumë se një muaj nuk ka raste të reja me covid-19. Sipas tij, pandemia është në ditët e fundit dhe në fillim të vitit tjetër duhet të deklarohet e mbyllur pandemia nga OBSH.

“Nuk ka shanse më të ketë izolim, nuk ka shanse të ketë mbyllje sepse ne radhë të parë e njohim virusin, ka shumë studime, ka evidencë që dëshmojnë se efikasiteti i atyre masave (ishin të domosdoshme për atë moment) nuk ka qenë ai që prisnim.”

Artikulli paraprakBORDI RRIT SËRISH ÇMIMIN E KARBURANTIT, NAFTA DO TË SHITET 6 LEKË MË SHUMË
Artikulli tjetërERE MERR VENDIMIN E RENDËSISHËM PËR FASHËN 800 KWH