Një 14 vjeçar dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit  Buna. Shtetasi me inicialet A.K ka shkuar për t’u larë bashkë me shokët e tij dhe kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar se nuk e kanë parë shokun e tyre dhe se dyshojnë se ai është mbytur në ujërat e lumit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ata të zjarrëfikëses. Në ujërat e lumit polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 14 vjeçarit që dyshohet se është mbytur. Po ashtu policia përmes një varke po bën kërkime kudo përgjatë lumin Buna por edhe në ujërat e lumit Drin.
Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se 14 vjeçari është në ujë në lumin Drin dhe përmes rrjedhës ka mbërritur deri tek ura e Bahçallekut. Shokët e të riut me inicialet A.K kanë pohuar se për herë të fundit e kanë parë 14 vjeçarin tek njëra prej këmbëve të urës së Bahçellekut dhe nga aty nuk kanë më dijeni se ku ndodhet dhe dyshojnë se mund të jetë mbytur. Policia ende nuk ka bërë një raport për ngjarjen që dyshohet ndërsa polumbarët por edhe varka e policisë vazhdojnë kudo në ujërat e lumit Buna dhe Drin kërkimet për gjetjen e 14 vjeçarit i cili dyshohet se mund të jetë mbytur edhe pse ende nuk dihet saktësisht nëse i riu A.K është rrëmbyer apo jo nga ujërat e lumit.

 

Artikulli paraprakINCIDENTI NË TIRANË, JEHONË NË MEDIAT E HUAJA
Artikulli tjetërJonida Maliqi vjen me “Jam bërë si ti”