Një person ka rënë aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt.

Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, tha Gashi

 

Artikulli paraprakTIFOZËT SHKATËRROJNË STATUJËN E LOJTARIT TË INTERIT
Artikulli tjetërGJENDET NE REZERVUAR TRUPI I PAJETË I GRUAS