Nje  64-vjeçar hidhet nga kati i 4 i banesës

 

Një 64-vjeçar në Vlorë ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i katër i ballkonit të banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ rreth orës 14:40. Qytetari me iniciale S.Sh është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në momentin që është hedhur nga ballkoni, në banesë kanë qenë edhe familjarët e tij, të cilët lajmëruan edhe policisë. Sipas dëshmisë së tyre, 64-vjeçari vuante nga depresioni dhe kurohej prej 5 vitesh për këtë sëmundje.

Artikulli paraprakSULMI TERRORIST ME KAMION NË NICE, NJË TJETËR SHQIPTAR NË AKUZË
Artikulli tjetërKAPET NË BANESE DUKE KONSUMUAR KANABIS, AUTORI I GRABITJEVE ME ARMË