Kjo e hene shenon 7 marsin, nje dite ku vleresohet figura e mesuesit dhe lartesohet lart e me lart, por ka edhe nje anë të errët të saj.

Shkolla e Toplanës në Qarkun e Shkodres, ne njesine administrative të Komanit në Bashkine Vau Dejës. Dore e shtetit nuk është parë prej më shumë së 20 vitesh në këtë zonë. Një zonë tejet e braktisur edhe në fushën e arsimit. Një shkollë ndodhet në qëndër të fshatit, një shkollë që vetëm emrin e ka të tillë. Një ndërtesë një katëshe, më një çati prej eterniti e cila ndalohet me ligj sepse eshtë e përbërë nga substanca të ndaluara dhe në dëm të banorëve të saj. Mesuesi i kësaj shkolle, sokol Cingaria, flet për vështirësitë më të cilët përballen nxënësit dhe mësuesit në këtë zonë. Kjo është panorama që të ofrohet, në kushtet e mesjetës, ndërkohë që është luks të pretendosh për dixhitalizimin e arsimit apo edhe për të tjera projekte që sot këtyrë fëmijëve që marrin dije në këtë zonë i privohen.

Artikulli paraprak7 MARSI, URIME DHE LULE PA FUND PËR MËSUESIT
Artikulli tjetërFESTA E 7 MARSIT, KRYEMINISTRI RAMA URON NGA GJIMNAZI NR.1