13 numra në total janë publikuar deri më sot nga gazeta e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, “Nisma”.

Këtë të premte është festuar tre vjetori i kësaj gazete, e cila është prodhuar nga studentët për studentët. “Një andërr thuri Nismën”, kjo ishte kryefjala që ishte përzgjedhur për të përshkruar punën tre vjeçare.

Në aktivitetin e organizuar në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës, morën pjesë studentë dhe pedagog që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e kësaj gazete studentore.

Për dy kryeredaktoret e “Nismës”, Hymerta Ura dhe Nereida Vitoja, kjo është në ëndërr e kther në realitet.

Gazeta “Nisma”, prej tre vitesh ka krijuar hapësira të mirëfillta për studentët, për të shpalosur idetë inovatore, informacionet dhe krijmet letrare.

Aktualisht, stafi është i përbërë nga 14 studentë, të cilët kanë vijojnë të sjellin çdo muaj një vlerë për Universitetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakMATURA, PROVIMI I GJUHËS DHE LETËRSISË
Artikulli tjetërSHKODËR, PREZANTOHET TURIZIMI I ALPEVE