Një asteroid i madh pritet të kalojë afër Tokës sot, në një distancë prej 1.8 milionë kilometrash.

Lajmi bëhet i ditur nga shkencëtarët e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, të cilët thonë se asteroidi nuk do të shkaktojë ndikime në planetin tonë. Thuhet se asteroidi, megjthse dy herë më reflektues së Hëna, nuk do të jetë i dukshëm në sytë e njerëzve. Vetëm ata që janë të pajisur me teleskop shtëpiak mund ta shohin atë për një ose dy netë. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se asteroidi me emrin 2014-J025, do të jetë më së afërti Tokës për së paku 500 vitet e ardhshme.

Artikulli paraprak3 LOJTARËT E BAYERNIT NXIRREN ME FORCË NGA POLICIA NGA DHOMA E ARBITRIT
Artikulli tjetërSHKOLLAT E QYTETIT TË SHKODRËS NISIN AKTIVITETIN E GARËS ME PATINA