Kolumbi, një avion mallra rrëzohet gjatë momentit të nisjes nga aeroporti 5 të vdekur

 

Pese  persona kanë humbur jetën dhe një i gjashtë mbeti i plagosur kur një avion mallrash u përplas ndërsa po largohej nga aeroporti “Carreno”, në jug të Kolumbisë. Mjeti fluturues, një Boeing 727, do të udhëtonte për në kryeqytetin kolumbian, Bogota. Viktimat e aksidentit janë të gjithë anëtarë të ekuipazhit. Për sa i përket shkaqeve, akoma nuk janë saktësuar. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka filmuar momentin kur avioni fillon të largohet nga aeroporti.

Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË NË SHBA, EVAKUOHET AEROPORTI
Artikulli tjetërDARKA E FUNDVITIT,RAMA FTON METËN DHE IDRIZIN TE PALLATI I BRIGADAVE