Një burrë hidhet nga kati i 5-të dhe vdes

Një 70-vjeçar me inicialet E.K. i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje pasditen e sotme, në lagjen “Loni Dhamo”, ku i moshuari është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij. “Policia bën me dije se, në datën 20.06.2017, rreth orës 16:00, në lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i katit të pestë të pllatit Nr 162, shtetasi E.K, 70 vjeç. Për pasojë shtetasi E.K ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Artikulli paraprakU KAPËN ME 58 KG DROGË NË BMW GJYKATA LIRON 2 LAZARATASIT
Artikulli tjetërMAS KALLËZON 6 PËRGJEGJËS TË ZYRAVE ARSIMORE DHE 4 DREJTORË SHKOLLASH