Një burrë me armë gjahu ka hapur zjarr nga tarraca e një ndërtese në Stamboll duke dëmtuar disa ambjente.
Incidenti ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje familjare që ai kishte. Për fat të mirë nuk kushte asnjë të lënduar dhe i armatosuri, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Esenyurt të Stambollit pas një marrëveshje pronësore që i armatosuri kishte me vëllain e tij.
Sipas İhlas Neës Agencyai kishte hypur në katin e gjashtë të një ndërtese dhe ka qëlluar drejt automjeteve të parkuara. Policia u përpoq që të negocionte me të për të hedhur armën dhe të zbriste nga çatia. Pasi negociatat ishin të pamundura policia lajmëroi babain e të armatosurit në vendin e ngjarjes. Pas 3 orësh, një ekip i policisë arriti që të hypte në çati dhe ti merrte armën. Ai u përpoq që të qëllonte policinë por arma e tij nuk u shkrep duke e detyruar që të dorëzohej, raporton RT.