DJALI I PRESIDENTIT PRITET TË KANDIDOJË PËR SHTËPINË E BARDHË. Xheb Bush, djali i Presidentit amerikan Xhorxh Bush ka vendosur “të shqyrtojë mundësinë për të kandiduar për President në zgjedhjet e vitit 2016.
Xheb Bush ka qenë guvernator i Floridës, një shtet kurdoherë i rëndësishëm për betejën politike të zgjedhjeve presidenciale amerikane.61-vjeçari Bush njoftoi të martën në faqet e tij në Facebook dhe Tëitter, se gjatë Festës së Falenderimeve kishte diskutuar për mundësinë e hyrjes në garë, për të siguruar emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj për në zgjedhjet presidenciale.Ai është vëllai i vogël i ish-presidentit George Ë. Bush, që u largua nga posti në vitin 2009, pas dy mandatesh në Shtëpinë e Bardhë, dhe djali i ish-presidentit George H.Ë. Bush, i cili ishte President për një mandat, nga 1989 në 1993.Ndërkohë nga kampi demokrat ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-Presidentit Bill Clinton, po shqyrton mundësinë e kandidimit në garën presidenciale.