Të gjithë ata që mendojnë së kafetë e përditshme dhe ecja nëpër pedonale janë e vetmja mënyrë për tu argëtuar në Shkodër, gabohen.

Qarku ynë është i pasur me një pasuri të rrallë monumentesh natyrore e kulturore, të cilat duhen vizituar patjetër dhe janë një mënyrë e mirë për të bërë të mundur zhvillimin e turizmit. Një copëz e kësaj pasurie, erdhi përmes një ekspozite me fotografi e cila u çel në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare.

Gërmime arkeologjike, kalatë, kështjellat dhe parqet natyrore i kemi vetëm disa metra larg qytetit dhe këtë gjë të pranishmëve ua vërtetoi kjo ekspozitë. Në lidhje me këtë aktivitet foli drejtoresha e DRKK-së në Shkodrër, Majlinda Laçaj, por edhe për investime dhe punën që është bërë për ruajtjen e tyrë. Kjo ekspozite qëndron e hapur të martën dhe të mërkurën në muzeun “Marubi”, më pas do të udhëtojë në disa shkolla të qytetit në mënyrë që edhe fëmijët dhe të rinjtë të njihen me pasurinë e paçmuar të vendit të tyre.

Artikulli paraprakBASHKIA URDHËRON KSSH TË LIROI AMBJENTET
Artikulli tjetër“100 VJET BIBLIOTEKË”, EKSPOZITE ME LIBRAT E RRALLË