Tingujt e bandës frymore të Shkodrës pritën qindra të ftuar në 10-vjetorin e shkollës austriake “Peter Mahringer” në Shkodër.

Personalitetet e larta të pushtetit vendor i uruan mirëseardhjen e ambasadorit austriak, por edhe zyrtarëve të tjerë të këtij shteti, të cilët përshëndetën këtë përvjetor të rëndësishëm për arsimin në veriun e Shqipërisë. Një dekadë histroi u përmblodh në video-montazhet, ekspozitat fotografike e kujtimet e nxënësve, mësusesve e prindërve.

Austria ka bërë shumë investime në Shqipëri, por për ambasadorin Sattler, ky është më i rëndësishmi e këtë u mundua të shprehte duke folur edhe disa fjalë shqip. Kryebashkiakja, Voltana Ademi, vlerësoi kontributin që ky institucion i ka dhënë Shkodrës në këto 10 vite. Shkolla austriake “Peter Mahringer” u krijua në vitin 2007, ku që nga ajo kohë ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e edukimit dhe arsimimit në Shkodër.

Artikulli paraprakZGURI: RAPORTI I OSBE-ODIHR ÇMOI TRANSPARENCËN E KQZ-SË
Artikulli tjetërSATTLER: SHQIPERIA TË BËJE DETYRAT E SHTËPISË!