Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim aleatët. Takimi, i zhvilluar në selinë blu, vjen një ditë para se aleatët do të takohen me presidentin Ilir Meta.
Më herët, kreu i PDK, Nard Ndoka, kryetari i PR, Fatmir Mediu, Agron Duka, kryetar i PAA dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dolën në një qëndrim të unifikuar se kërkesa e tyre ndaj presidentit Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike ka dakordësinë edhe të Bashës.
Në këtë tryezë me fokus zgjidhjen e krizës politike, nuk përjashtohej të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste.
.