Komisioni i Rithemelimit të PD do të mblidhet sot në mbrëmje në selinë blu. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit në PD. “Në orën 19:00 Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë mbledhje në selinë e PD”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit vjen një ditë pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar të PD, ku pati debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit Enkelejd Alibeaj. Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt duke e akuzuar për se punon kundër demokratëve për interes të Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër Alibeaj akuzoi Berishën për pushtimi ne selisë dhe se do të hiqet si triumfator, duke kërkuar të pritet vendimi i Apelit për drejtimin e PD-së.

 

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË QEVERI, EMËROHET ZËVENDËSMINISTRI I RI I ARSIMIT DHE SPORTIT, JA KUSH ËSHTË
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË VLLAZNIA-PARTIZANI, BARAZIM 1-1