Një ditë pas protestës para kryeministrisë, Sali Berisha thotë se do të vijojë me protestat për të sjellë ‘revolucionin’. Ish-kryeministri ka ndarë ditën e sotme një video nga protesta dhe shkruan se ditën e nesërme do të mblidhen sërish në protestë përpara Kuvendit. Të hënën në orën 17:00 kur Berisha ka thirrur protestën do të mbahet seanca plenare.

“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit”, shkruan Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një pjesë të fjalës së tij nga protesta. Ai shkruan se nuk do ta lejojnë më Ramën të prodhojë vetëm mjerim që më pas sjell edhe largimin e shqiptarëve.

“Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR “ADOLESHENTËT”, IDENTIFIKOHEN DHE VIHEN NË PRANGA 3 ADOLESHENTË.
Artikulli tjetërTUKA: PUNËSIMI INFORMAL “LULËZON” NË SHKODËR