Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, është duke zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta, në zyrën e tij.

Në fokus të takimit, referuar situatës politike, mendohet se është nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave.

Ky takim vjen një ditë pasi Kim zhvilloi një takim në kryeministri me Edi Ramën për 2 orë.

Zyra për shtyp e Ambasadës amerikane bëri me dije se: “Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”.

Ambasadorja Kim ka bërë apel që të votohet marrëveshja e 5 qershorit, ashtu siç është dakordësuar.

Gjithashtu, edhe presidenti Ilir Meta ka qenë kundër prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, dhe ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, kryeminstri Edi Rama ftoi PD-në dhe LSI-në të vijojnë dialogun lidhur me ndryshimet kushtetuese, ku kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik sot (22 korrik) në orën 17:00.

Artikulli paraprakNUK JUSTIFIKON PASURINË, VETTINGU PËRJASHTON NGA SISTEMI I DREJTËSISË GJYQTARIN E APELIT SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET OPOZITËS SË BASHKUAR: PRANONI REALITETIN MOS E KUSHTËZONI KËSHILLIN POLITIK SI KUVENDIN DIKUR