Vetëm një ditë pasi la detyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta kthehet pas 5 vitesh mungesë sot në partinë që ai themeloi, LSI. Meta doli sot para mediave për herë të parë nga selia e LSI-së.

“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e LSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS.

Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. Ne pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociataT duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur.”, tha Meta në nisje të fjalës së tij.

Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës fuqishëm.

Ditën e sotme në orën 19:00 do të mbahet edhe Konventa e LSI-së.

Artikulli paraprakKURSIMI I ENERGJISË NË SHTËPI, CILAT JANË PAJISJET QË HARXHOJNË MË SHUMË
Artikulli tjetërA DO TË MARRË ILIR META SOT DREJTIMIN E LSI-SË? JA SI PËRGJIGJET ISH-PRESIDENTI