Një djalë i ri vetëplagoset me thikë, rëndë në spital
Një djalë në kryeqytet ka qëlluar veten me thikë në banesë. Ngjarja ka ndodhur më datë 12 gusht ku i riu D.T., 32 vjeç është vetëplagosur me thikë. Sipas informacioneve dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar depresioni. Ka qenë ndërhyrja e familjarëve ajo që ka parandaluar fundin fatal. I riu u dërgua me urgjencë për mjekim në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor po kryejnë hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin.