Një e diel e shpenzuar nën kurorën e majave të Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë të njësisë administrative Postribë.

 

Mrekullia e natyrës duket se është skalitur në gurët e lumit Kir dhe ujit të kristaltë që rrjedh në grykat e kësaj magjie. Nuk janë të paktë pushues shkodranë që e kanë zgjedhur si alternativë për të kaluar një ditë të këndshme në ujërat e ëmbla.

 

Të kënaqur me cilësinë e ujit kristal dhe qetësinë që mbizotëron. Pushuesit zgjedhin këtë alternativë të virgjër për shkak të lehtësisë financiare. Larg papastërtisë dhe rrëmujës së detit.

 

Ujërat e kristalta që rrjedhin nga bjeshkët e Dukagjinit janë një alternativë e përsosur në zhvillimin e një turizmi të përkryer. Tentativat e para tashmë kanë filluar. Biznesi ka nisur një epokë të re për tërheqjen e një pjese të madhe të shkodranëve dhe jo vetëm.

 

Artikulli paraprakZONAT TURISTIKE, TATIMET SHKELJE NË SUBJEKTE
Artikulli tjetërTREGU I BAGËTIVE DREJT PLOTËSIMIT TË KUSHTEVE