Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë për të qënë pranë kesaj perle natyrore. Ne ditet e para te gushtit te shumte jane qyteratet te cilet I jane drejtuar kesaj pike turistike ndoshta edhe per tju larguar zhurmes dhe rremujes qe krijon aktualisht plazhi I velipojes. Por ka edhe nga ata qytetare qe vazhdojne te mos jene te kenaqur me investime e fundit te Bashkise duke e renditur Velipojen preference te pare.

Një fundjavë, që përveç klimës dhe ajrit të pastër qe ka shiroka , Pjesët më të frekuentuara janë zona e zallit te bardhe apo edhe ajo e “rrasave”. Pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij plazhi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty, mundësi që e krijon afrimiteti i plazhit me qytetin por kishte edhe nga ata që mbërrijnë me automjete private, dhe autobusët e linjes. 2 nga gjerat positive qe e bejne Shiroken me terheqese per pushuesit është afersia gjeografike shumë pranë qytetit, ç’ka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe cmimet tejet konkuruese .Ne kete menyre liqeni i Shkodres dalengadale po fillon te zevendesoje plazhin e zhurmshem te Velipojes.

Artikulli paraprakFUNDJAVA, VIJOJNË RADHËT E GJATA NË MURIQAN
Artikulli tjetërKU DO TË PUSHOJNË POLITIKANËT SHQIPTARË