“Mbërritja, Pritja, Asti” është titulli i ekspozitës me fotografi që Sabina Darova çeli në galerinë Oda në Shkodër. Kjo ekspozitë i kushtohet emigrantëve dhe qytetit të vogël të Astit në Itali i cili i mirëpriti dhe integroi të huajt në jetën italiane. Darova ka punuar si ndërmjetëse kulturore shqiptare në institucione të ndryshme në qytetin e Astit dhe kjo i ka dhënë mundësi asaj që të jetë pranë emigrantëve. Kjo ekspozitë synon të tregojë pikërisht botën e emigracionit në qytetin e Astit përmes imazheve fotografike dhe një vëmendje të veçantë për fëmijët dhe gruan shprehet autorja Darova.
Mes emocionesh Darova thotë se emigrantët e huaj në Itali i kanë dhuruar shuëm emocione ndërsa ka mësuar historitë e tyre të dhimbshme nga vendet që vijnë. Rozafa Shpuza e Galerisë Oda vlerëson guximin e autores së kësaj ekspozite e cila nga letërsia provoi edhe artin fotografik.
Pamjet e ekspozitës të Sabina Darovës tregojnë për sfidat e shumta e të përditshme me të cilat ballafaqohen kulturat e ndryshme dhe për shumë njerëz të cilët kanë kontribuar në pritjen e emigrantëve duke dokumentuar historitë e jetës që i kalojnë përpara.