Një familje pranë stacionit elektrik në Lezhë, rrezikon të ngelet në qiell të hapur, pasi janë paralajmeruar për shembjen e banesës së tyre të cilen e kanë ndërtuar 40 vite më parë. Denoncimi është bërë nga kryefamiljari Ferdinand Nika, sipas të cilit përmes dokumunetave të falsifikuara një fqinj i tyre e ka bërë tokën ku ata kanë shtëpinë pronë të tij dhe gjykata i ka dhënë të drejtë.

Familja Nika është lajmëruar nga përmbarimi që të lirojnë shtepinë, pasi më 12 dhjetor do të ndërhyhet për zbatimin e vendimit të gjykatës nga i cili preken dy banesa në këtë zonë. Për këtë çështje kryefamiljari Ferdinand Nika thotë se ka bërë kallëzim penal në prokurori dhe ju bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë, pasi bashkë me nënën e tij të sëmure nuk kanë ku të strehohen.

Banesa e familjes Nika është në proçes legalizimi, por për shkak të proçeseve gjyqësore ju është penguar leja e legalizimit e më pas marrja e çertifikatës së pronësisë.

Artikulli paraprakFILLOJNË SHKARKIMET, 500 HA TOKË E PËRMBYTUR NË OBOT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PERMBYTJE DHE RRESHQITJE DHERASH NE LEZHE