Filmi më i fundit komedi me një produksion shqiptar “Dashuri me Këste” vijon regjistrimet e tij. Disa prej skenave të rëndësishme të këtij filmi me aktorët kryesor janë duke u realizuar në mjediset e hotel “Golden Palace” duke u kthyer në një shesh xhirimi.

Produksioni i filmit ka zgjedhur mjediset e “Golden Palace” për shkak të komoditetit që ofron ky hotel, kushteve të mira dhe mbështetjes së plotë që ka ofruar për regjistrimin e këtyre pjesëve filmike duke hapur dyert për aktorët dhe stafin realizues.

Filmi “Dashuri me Këste” vjen me regjinë e regjisorit shkodran Gert Palali ndërsa do të jenë disa prej aktorëve më të mirë shkodran të humorit bashkë me aktorë të tjerë nga Tirana apo Kosova, emra të njohur të skenës të cilët do të sjellin shumë të qeshura. Regjisori Palali ka zgjedhur Shkodrën për të bërë regjistrimin e këtij filmi, konkretisht disa zona turistike bashkë me mjediset e hotel “Golden Palace”. Pas regjistrimeve që po vijojnë me intensitet pritet që ky film komedi të jetë gati në muajin shkurt të vitit të ardhshëm për t’u shfaqur në të gjitha kinematë e vendit me një sukses të garantuar.

Artikulli paraprakKOLEKTORËT, NIS PRISHJA E NDËRTIMEVE
Artikulli tjetërFLUKS TURISTËSH EDHE NË VJESHTË