Shënohet viktima e parë nga fruthi. Eshtë një foshnje 8 muajshe nga Puka i cili qëndronte shtruar në Pediatrinë e QSUT. Burimet bëjnë të ditur se foshnja qëndronte prej disa javësh i shtruar në këtë shërbim për shkak të komplikacioneve të rënda në mushkëri.

Sipas vlerësimeve të para, fruthi iu mbivendos problemeve pneumonare dhe foshnja nuk mundi t’i shpëtojë këtyre komplikacioneve. Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë më dije se në nivel kombëtar 65 persona janë të prekur nga fruthi; fëmijë dhe të rritur të cilët vijojnë trajtimin.

Artikulli paraprak“FLUTURAT” ÇERDHJA ME E RE NË SHKODER
Artikulli tjetërPRONARI KAP BRENDA NË SHTËPI, HAJDUTET SHQIPTARE