Një gjyshe 59-vjeçare u nda nga jeta gati tre vite më parë, por të afërmit e saj vendosën ta varrosnin me celular. Arsyeja ishte e pazakontë. Ata donin t’i dërgonin mesazhe dashurie, për ta ndjerë se ajo është ende pranë tyre. Ata nuk mund ta menaxhonin ndryshe humbjen e saj, derisa një ditë u përgjigj gjyshja e tyre. Mbesa 22-vjeçare e Emerson, Sherry, i dërgoi një mesazh gjyshes duke i thënë se sa shumë i mungonte dhe u trondit kur mori përgjigjen e mëposhtme:

“Po të shikoj, do ta kalosh dhe do të jesh mirë”. Ndonëse vajza nuk e kuptonte dot se çfarë po ndodhte, mesazhi i drejtohej asaj dhe xhaxhait të saj Graham Emerson. “Më vjen keq kur e lexova. Isha e shokuar dhe nuk dija çfarë të bëja”, tha 22-vjeçarja Leslie Emerson. E tmerruar, ajo i dërgoi sërish mesazh të njëjtit numër duke e pyetur se kush ishte për të marrë një mesazh të ri ku shkruhej “një veteran i bezdisshëm”.

E reja kontaktoi menjëherë familjen e saj dhe babai i saj, John Emerson, vendosi të telefononte në numrin që dinte se ishte i nënës së tij. Më në fund keqkuptimi u zgjidh, pasi edhe pse të afërmit e Leslie Emerson kishin kërkuar që numri të fshihej dhe nuk mund t’i jepej askujt tjetër, gabimi u bë nga kompania e telefonisë celulare që kishte bërë pikërisht këtë. Ai ia kishte dhënë numrin një përdoruesi tjetër duke shkaktuar këtë situatë të pabesueshme.

Artikulli paraprakNUK DO TA BESONI: KY ËSHTË VENDI ME FËMIJËT MË TË LUMTUR NË BOTË
Artikulli tjetërE PAZAKONTË: NË DITËN E LAMTUMIRËS SË FUNDIT, TRONDITEN FAMILJARËT