Kombëtarja shqiptare po përballet mbrëmjen e sotme për herë të parë me skuadrën e Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.
Mbyllet pjesa e parë, Kili udhëheq me një gol. Vargas kalon Kilin në epërsi pas një aksioni të gjatë. Goditja nga jashtë zone ndalet në rrjetë.
Tanët protestuan te arbitri për një prekje me dorë, teksa gjithçka u cilësua si e rregullt. Kuqezinjtë provuan të kundërpërgjigjen me një goditje të Jasir Asanit por pa rezultat.