Regjisori dhe aktori i madh Serafin Fanko, u rikthye serish në teatrin “Migjeni”, aty ku për shumë vite radhë la djersë e mund për të nxjerrë kryevepra e perla të artit dramatik.
U rikthe në 80-vjetorin e tij të lindjes, mes miqve, familjarëve e artistëve me të cilët jetoi e bashkëpunoi. U rikthye figurativisht për një gotë me Tinka Kurtin, Zef Deden, Fadil Krajën, e të tjera figura të nderuara që artistin e madh e deshën shpirtërisht e profesionalisht.
Edhe pse i ndarë nga jeta 10 vite më parë, kontributi i tij mbetët I pazevëndësueshëm në mozaikun artistik të këtij qyteti artist. “Një gotë me Afin” e pimë të gjithë si shenjë falenderimi për çka ishte e bëri regjisori shkodran. Mjeshtri i madh Fadil Kraja, rrëfën miqësinë e çmuar me Serafin Fankon dhe për sfidat e sukseset e arrira së bashku.