Zëvendës presidenti i Turqisë Fuat Oktay ka konfirmuar se autorja e shpërthimit në Stamboll pasditen e sotme është një grua.
Ajo madje është kapur nga kamerat e sigurisë duke vënë një pako pranë rrugës.
“U konstatua se një femër shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme.
Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur.
Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.