Ambasadorja Kim mirëpriti në Ambasadë një grup të rinjsh të talentuar shqiptarë, në nder të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Këta të rinj morën pjesë në një konkurs artistik në festim të përvjetorit, titulluar “SHBA – Shqipëri: Festim Miqësie”. Konkursi u organizua nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane dhe nxënës nga e gjithë Shqipëria u ftuan të shprehin në mënyrë artistike miqësinë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasadorja Kim përgëzoi artistët e rinj dhe i nxiti ata të përdorin zërat dhe talentet e tyre për të krijuar ndryshime pozitive, për të forcuar miqësinë SHBA-Shqipëri dhe për të vazhduar historinë e punës së bashku krah për krah për 30 vitet e ardhshme dhe më tej.

Artikulli paraprakPLANI ME 3 PIKA/ REAGON BASHA: RAMA PO FSHEH VJEDHJEN DUKE E JUSTIFIKUAR ME …
Artikulli tjetërTIFOZËT E KOSOVËS SHPALOSIN FLAMURIN KUQEZI NË STADIUMIN KOMBËTAR TË SUEDISË