Cdo i ri i detyrohet vetes dhe shoqërisë të nxjerrë më të mirën nga vetja… Kujdesi për të rinjtë, fëmijët, adoleshentët në mentalitetin shqiptar shpesh kufizohet me sigurimin e ushqimit, sigurisë, arsimim. Por zhvillimi i të rinjve dhe prosperiteti nuk nënkupton vetëm kaq. Ka më shumë për të bërë, ka më shumë për të ofruar. Cfarë kërkojnë të rinjtë?
A mjafton dashuria dhe kujdesi i familjes? A duhet dhe shoqëria dhe strukturat lokale të japin kontributin e tyre për të ardhmen e të rinjve që nënkupton të ardhmen e vendit? Sjellja shoqërore dhe qëndrimet e të rinjve duhet të integrohen në kurrikulat shkollore dhe të jenë pjesë e planeve të veprimit të strukturave lokale si dhe ë OJF-ve që operojnë në Qarkun e Shkodrës. Qendra Rinore Trokitje ishte pjesë e fushatës së Avokacisë “Zëri i të Rinjve mund të dëgjohet” mbështetur nga UNFPA. Kjo fushatë avokacie përbën histroi suksesi për të rinjtë vecanërisht për etapat e rëndësihme në të cilat të rinjtë ishin pjesë. Së pari të gjithë të rinjtë kanë nevojë të dëgjohen, ata kanë nevojë t`i japin zë nevojave të tyre, dëshirave dhe interesave të tyre. Organizatat e Shoqërisë Civile kanë kontribuar prej një kohe të gjatë në përfshirjen e adoleshentëve dhe të rinjve dhe kanë kthyer interesat e të rinjve në prioritete të punës së tyre. Në këtë aspekt, krijimi i një mjedisi miqësor për fëmijët dhe të rinjtë është një nga standartet e punës për shumë organizata. Konventa e të Drejatve të Njeriut prezanton të drejtat themelore pjesë ë të cilave janë fëmijët dhe të rinjtë të cilët kan ëtë drejtën të shprehin mendimet e tyre, dhe tju meren në konsideratë nga njerëz të cilët marrin vendimet për ta. Në vecanti grupmosha nga 10-24 vjec ka nevojë për të qenë pjesë ë paketës integruese në fushën e edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues. Qendra Rinore Trokitje ka zbatuar një numër projektesh mbi zhvillimin e kapaciteteve duke filluar që në moshën 14 vjec e më lart duke synuar fuqizimin e adoleshentëve dhe të rinjve për ëdresimin e nevojave të tyre, assitimit për të formuluar peticione, udhëzimit të tyre përmes një procesi të sukseshmëm avokacie, duke krijuar kështu premisat për të rinj më të fuqishëm të cilët mund të ndërmarrin hapa aktivë në jetën shoqerore dhe të jenë qytetarë aktivë të së ardhmes. Së dyti, të rinjtë kanë nevoje të merren seriozisht, të përfshihen, të vlerësohen për kontributin e tyre. Adoleshentët dhe të rinjtë janë ftuar të marrin pjesë në forume gjatë të cilave ata kanë indentifikuar shqetësimet kryesore lidhur me aksesin në shërbime në fusha të ndryshme. Fushat kryesore të cilat u identifikuan nga të rinjtë kërkonin përmirësimin e shërbimeve për ta, u fokusuan në anagazhimin e bashkisë. Vetë të rinjtë kanë folur për problemet me të cilat ata përballen në jetën e përditshme që kanë të bëjnë me fushat kryesore të aktiviteteve: Shëndeti, Edukimi, Papunësia, dhe Vullnetarizmi, Ekonomia dhe Mjedisi. u Puna vullnetare duhet rregulluar me ligj u Hapja e vendeve të punës për të rinjtë të orientuar drejt profesioneve të kërkuara u Institucionet lokale duhet te zhvillojnë politika më miqësore dhe shërbime respektive vecanërisht për të rinjtë në mënyrë që të ndërtohet besimi i ndërsjellë. u Zhvillimi i politikave të cilat inkurajojnë punësimin e pjeshsëm të të rinjve u Shërbime miqësore shëndetësore për të rinjtë u Shërbimi psikologjik duhet të jetë funksional në cdo shkollë u Përmirësimi i standarteve të higjenës në shkolla u Krijimi i labotratorëve mësimorë në shkolla u Krijimi i parqeve për të rinjtë dhe i qendrave rinore në cdo njësi bashkiake dhe në zona periferike u Mbështetje për sportet dhe këndet sportive publike në lagje u Buxhetimi me pjesëmarrje për të rinjtë Se treti, të rinjtë kanë nevoje t`u jepen përgjegjësi për të cilat të mund të provojnë që ia dalin! Këto pika të cilat kanë prekur pothuaj cdo aspekt të jetës janë shkruar në një dokument për t1u dorëzuar pranë strukturave të qeverisjes lokale në Departamentin e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Shkodrës. Gjithashtu, përfaqësues të zyrës janë ftuar të jenë pjesë e tryezave të rrumbullakëta ku janë takuar me të rinjtë dhe kanë mësuar rreth nevojave të tyre. Zgjatja e dorës për bahkëpunim nënkupton marrje përgjegjësish për veprim dhe vazhdimësi. Një numër përfaqësues të OJF-ve, të rinjtë, dhe Zyrtarë të Strukturave Lokale kanë finalizuar procesin e avokacisë dhe kanë kuptuar që që në mënyrë që të kenë një rini të shëndëtshme në qarkun e Shkodrës, është e rëndësihme të krijohet një zyrë më një ndalesë vecanërisht për të rinjtë për të ndarë informacion mbi politikat e reja të bashkisë në lidhje me arsimin, punësimin shërbimet shëndetësore. Politikat e reja sociale do të parashikojnë një numër masash që do të merren edhe për të rinjtë me aftësi ndryshe. Duhet ndërtuar besimi ndërsjelle dhe bashkëpunimi me OJF u parashtrua si një faktor i rëndësishëm për progresin e punes. Një rezultat tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i një grupi të rinjsh të cilët do të jenë në funksionin e edukaotrëve të barabartë për edukimin mbi funksionimin e institucioanve lokale – ide që u mirëprit nga përfaqësuesit e bashkisë. Gjithashtu përfaqësuesi i departamentit të shërbimeve sociale prezantoi politikat e reja të cilat janë premtuese për shërbime më miqësore dhe më të favorshme për të rinjtë.