Tragjedi në Faenza të Italisë, ku mbrëmjen e djeshme një maroken 40-vjeçar ka humbur jetën i intoksikuar nga gazi karbonik, ndërkohë që një tjetër maroken dhe një shqiptar janë shtruar në spital për shkak të thithjes së gazit helmues.

40-vjeçari kishte ndezur qymyr në një enë të vogël alumini për të bërë barbeky dhe karboni gradualisht mbushi ajrin në brendësi të banjos së vogël.

Marokeni nuk kuptoi asgjë, deri sa humbi ndjenjat. Ai u gjet i shtrirë në banjo nga një tjetër maroken, i cili thirri menjëherë ndihmën e shpejtë.
I pari që ndërhyri për ndihmë ishte një shqiptar, i cili i bëri masazh kardiak deri në mbërritjen e urgjencës.

Personeli mjekësor arriti të zbulonte menjëherë praninë e monoksidit të karbonit, falë aparaturave, dhe bëri të mundur evakuimin e banesës.

Marokeni i intoksikuar u transportua në spital në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti të mbijetonte. Shqiptari 45-vjeçar dhe marokeni tjetër gjithashtu u çuan në spital, pasi kishin thithur monoksid karboni gjatë përpjekjeve për të ndihmuar mikun e tyre.

Ata i janë nënshtruar terapisë me oksigjen në spitalin e Ravennës.

Artikulli paraprakQENDRA KOMUNITARE MULTIFUNKSIONALE, HAPET MENSA
Artikulli tjetërTJETËR TËRMET GODET SHQIPËRINË, EPIQENDRA 21 KM LARG FIERIT