Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare regjisorja Vjosa Berisha. Ajo shquhet për një karrierë të bujshme profesionale, me shumë projekte filmike.

Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh për miqtë, familjarët e të gjithë ata që e njohur nga afër.

Krahas figurave publike nga fusha e artit e kulturës, për vdekjen e Berishës shprehën ngushëllime edhe disa nga politikanët.

Vlora Çitaku, Blerta Deliu, Uran Ismaili, Adriana Matoshi, Daut Haradinaj dhe Meliza Haradinaj – kanë qenë disa nga figurat politike që reaguan për vdekjen e regjisores kosovare.

Artikulli paraprak“KJO QË NDODHI ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT ISHTE E PADREJTË”, VUÇIÇ: NUK MUND TË QAJMË E BËRTASIM. DUHET PUNË!
Artikulli tjetërPOLICIA RRUGORE ME TË GJITHA MJETET NË TERREN, 683 PATENTA TË PEZULLUARA NË NJË JAVË PËR SHPEJTËSI TEJ NORMAVE