Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbritur në terren ditën e sotme, për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Njësinë 7, në kryeqytet.

Meta teksa ndan foto nga takimi në Facebook shprehet se aksioni politik i kësaj force përkrah qytetarëve do të jetë triumfues përballë qeverisë.

“Shumë i bukur rikthimi në terrenin e Njësisë nr.7 në Tiranë, ku kam qenë banor për shumë vite dhe që historikisht ka njohur disa prej aktivistëve më energjikë dhe me kontribute të mëdha politike. Kënaqësi të takohesha me drejtues dhe banorë të zonës dhe të ndanim bashkërisht idetë për të ardhmen.

Së bashku me qytetarët, aksioni politik i Partisë së Lirisë do të jetë i pandalshëm dhe triumfues!”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakRITA ORA ME HITET DHE RITMET SHQIPTARE NGRE PESHË PUBLIKUN NË ZEMËR TË TIRANËS
Artikulli tjetërTRAGJEDIA E JONADËS, RAMA: SHKELJA E PAPËRGJEGJSHME E RREGULLAVE E KTHEU POLICIN NË VRASËS, BIE DAKORD ME REVOLTËN E TË RINJVE