Një javë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi në vijat e bardha çiftin dhe foshnjën e tyre tre muaj, Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij ndodhen ende në kujdes intensiv.

Raportohet se çifti i bashkëshortëve ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, por vijojnë në trajtim intensiv.

Bluzat e bardha kanë deklaruar se Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij lëndime të shumta në trup.

Kujtojmë se ata u përplasën nga makina e 39-vjeçarit në afërsi të Rrugës së Kavajës së bashku me foshnjën e tyre, por për fat të mirë vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi pas testit të drogës rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike, ndërsa më pas u largua nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij disa ora pas ngjarjes së rëndë.

Artikulli paraprakFLUKS NË MURIQAN, 22 MIJË UDHËTARË NË 3 DITË
Artikulli tjetërRRUGA ME EMRIN “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” NË NJU JORK, ARBËR HAJDARI: KA ARDHUR KOHA TË BËHEMI BASHKË PËR SHQIPËRINË