Në një kafene në San Francisko, një filxhan kafe shitet për 75 dollarë. Kokrrat e kësaj kafeje, të njohura si “Elida Geisha Natural” shiten për 803 dollarë për kile dhe mbajnë rekordin e kafesë më të shtrenjtë në botë.

BBC ka realizuar një video në “Klatch Coffee” ku disa klientëve iu ofruan nga dy filxhanë më kafe të zakonshme që kushtojnë katër dollarë dhe kafe nga kokrrat e rritura në Panama, me çmimin prej 75 dollarësh. Ata e dalluan ndryshimin në shije, megjithatë, për disa prej tyre, ky çmim është i lartë për një kafe.

“Pa dyshim që dallojnë në shije, por nuk jam e sigurtë nëse ia vlen për 75 dollarë”, thotë Cody Godvwin, gazetare e BBC-së. Ndërkaq, pronari i kësaj kafeneje, Bo Thiara, tha se deri tani ai ka shitur 20 filxhanë nga kjo lloje kafeje.

Artikulli paraprakTSIPRAS ÇON GREQINË NË ZGJEDHJE ME 7 KORRIK, S’KA QEVERI TEKNIKE
Artikulli tjetërHABIT MOTI NË RUMANI, BIE BORË DHE BRESHËR