28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lam pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie.Referuar dosjes hetimore rezulton se i riu portugez gjatë largimit pas kryerjes së krimit, në një moment nuk është treguar i kujdesshem dhe ka hequr masken që mbante në fytyre.Ky veprim i tij gjatë kohës që po merrte motorrin për tu larguar është fokusuar nga një kamer sigurie, duke ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Lezhës në zbulimin e autorit dhe 4 bashkëpunëtoreve të tjere.Autoresia e krimit është dokumentuar edhe me prova të tjera ligjore nga prokuroria e Lezhës, të cilët ju përcollen autoriteve Marokene duke i bindur ata për ekstradimin e shtetasit Ruben Saraiva.

Pas rivlersimit të mases së sigurisë me 2-janar në Gjykaten e Lezhës e cila e la në burg pa afat, dosja hetimore me provat që e implikojnë në vrasje pritet ti vihet në dispozicion 28-vjeçarit, i cili deri më tani pretendon se nuk ka lidhje me krimin.Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia me dyshimin si porositës i vrasjes. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri, por ende nuk ka një vendim.Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Artikulli paraprakGOLDEN GLOBES 2024/ TRIUMFON ‘OPPENHEIMER’ DHE ‘POOR THINGS’! ZHGËNJIM PËR ‘BARBIE’
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 28-VJEÇARI, NË KËRKIM PËR VENDOSJE TRITOLI, PLAGOSJE DHE VJEDHJE