Ambasadori i OSBE Vincenzo Del Monaco në takimin e fundit në Shqipëri mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Shkodër lidhur me Këshillin Vendor të Sigurisë të sapo krijuar që përfshin sfidat e mjedisit, ndotjes dhe sigurisë duke nxitur të rinjtë që të jenë më të përfshirë në këto çështje.

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni duke folur për problemet mjedisore tha se në stragjinë kombëtare sa i përket Shkodrës dy janë çështjet kryesore mbrojtja e tokës dhe ajrit nga ndotja.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh tregoi disa prej kërcënimeve serioze për mjedisin.

Në takimin për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë morën pjesë edhe drejtues të tjerë vendor dhe drejtues të lartë të policisë vendore të Shkodrës apo prokurorisë së Shkodrës duke dëgjuar mbi sfidat dhe problemet që kërkojnë një zgjidhje në të ardhmen.

 

Artikulli paraprakSHKRIMTARI NGA KOSOVA PROMOVON DY LIBRA NË SHKODËR
Artikulli tjetërEKSPERTI: DROGA NGA TË RINJTË NË SHKOLLA PROBLEM I MADH