Tjetër sasi droge kalon nga Durrësi dhe kapet në Itali

Më shumë se 1 kg heroinë e pastër është sekuestruar nga “Guardia di Finanza” e Marcianise-s në Itali që ka arrestuar një shqiptar për trafik ndërkombëtar droge dhe ka denoncuar në gjendje të lirë bashkëpunëtorin e tij italian. Aksioni u zhvillua pasditen e djeshme, kur një patrullë e “Guardia di Finanza-s” ka ndaluar për një kontroll një makinë, e cila drejtohej nga 40-vjeçari italian, ndërsa 38-vjeçari shqiptar ishte pasagjer (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur). Ky i fundit po përpiqej të fshihte një çantë. Të dy kanë thënë se sapo kishin zbarkuar nga porti i Barit dhe vinin nga Shqipëria. Efektivët, kontrolluan çantën dhe pjesën tjetër të bagazheve. Në total, u gjetën më shumë se 1 kg heroinë. Nëse do të përzihej dhe do të shitej në treg, droga do të sillte dhjetëra mijëra euro, raporton ANSA.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 16 KG KANABIS NGA SHQIPËRIA, GREKU ME 126 KG
Artikulli tjetërAKSION MBARËKOMBËTAR PËR PASTRIMIN E LUMENJVE NË SHQIPËRI