Koronavirusi po qëndron i pranishëm te disa persona për një periudhë më të gjatë kohore, nga se ndodh në kushte normale, i njohur tashmë si “COVID i gjatë”; dhe kjo po rezulton të jetë luftë e vazhdueshme për disa njerëz.

Media franceze, France24 solli rrëfimin e një atleteje, të një familjeje të tërë dhe të një vajze shtatëvjeçare, të cilët vuajnë të gjithë nga pasojat afat-gjate të infektimit me koronavirus.

Megjithatë, përkundër nevojës urgjente për ta kuptuar më mirë këtë gjendje të re dhe komplekse, shkencëtarët në Francë e kanë të vështirë të marrin fonde publike për të zhvilluar studime për “COVID të gjatë”.

“Kjo nuk është një stërvitje kardio, por unë ende mund ta ndiej zemrën time duke kapërcyer një ritëm. Nuk është ndjenjë e bukur”, thotë Anne-Laure Florentin, derisa ngre disa pesha dhe shikon tek stërviten shokët e ekipit.

Kampionia tre herë evropiane e karatesë kishte shpresuar të përfaqësonte Francën në Lojërat Olimpike të Tokios të këtij viti, por asaj iu desh të heqë dorë nga ajo ëndërr pasi u infektua me COVID-19 në muajin tetor të vitit 2020.

Fillimisht, simptomat e saj ishin të lehta. Por ajo ka zhvilluar një gjendje të zemrës të quajtur miokardit, që do të thotë se edhe ushtrimet e lehta i shkaktojnë shqetësime, shkruan France24.

“Njerëzit mendojnë se vetëm të rriturit vuajnë nga koronavirusi. Por kjo nuk është e vërtetë, edhe fëmijët vuajnë nga kjo sëmundje”, thotë Emma, një shtatëvjeçare që i vuan pasojat e COVID-19.

Kur filloi pandemia e COVID-19, fillimisht u kuptua se ishte kryesisht një sëmundje e frymëmarrjes, nga e cila shumica e njerëzve të shëndetshëm u rikuperuan brenda disa javësh. Besohej se të rinjtë, kryesisht shpëtonin nga simptomat më të rënda.

Por, ndërsa pandemia ka vazhduar, fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me simptoma që zgjasin për muaj me radhë. Karyne Peters dhe dy fëmijët e saj, Meily (18 vjeçe) dhe Manoa (12 vjeç), po vuajnë të gjithë nga COVID i gjatë.

“Meily humbi 17 kilogram dhe ishte në spital për gati tre muaj. Për Manoa-n, simptoma më dobësuese janë hipersomnia e tij (gjumi i tepërt) dhe mjegulla e trurit. Unë vuaj nga lodhja i nxitur nga përpjekja. Nëse kryej një aktivitet fizik, ditën tjetër, ose një ditë pas saj, unë do të duhet të qëndroj në shtrat dhe simptomat e mia të tjera do të kthehen”, thotë Peters.

Karyne thekson se asaj iu desh të luftonte të fitonte vëmendjen nga mjekët të cilët fillimisht nuk i morën seriozisht simptomat e saj dhe të fëmijëve.

Në fillim të këtij viti, qeveria franceze e njohu zyrtarisht COVID-in e gjatë, si një gjendje shëndetësore dhe rekomandoi planet e trajtimit. Por qeveria nuk e njohu zyrtarisht COVID-in e gjatë tek fëmijët si një gjendje shëndetësore.

“Ndihem e zemëruar që nuk më kanë dëgjuar”, thotë Karyne. “Unë e shoh se gjërat po ndryshojnë për të rriturit, por jo për fëmijët”.

Zhgënjimi i saj u shpërnda nga Marie Valdes, ku vajza e saj shtatëvjeçare, Emma pësoi një gjendje të rëndë, por të rrallë të nxitur nga COVID-19, e njohur si PIMS-COVID në Francë dhe PIMS-TS në Mbretërinë e Bashkuar. (PIMS: Paediatric Inflammatory Multisystem Syndrome).

Shtatë muaj më parë, virusi sulmoi organet vitale të Emma-s dhe e vuri atë në kujdesin intensiv, raporton France24, shkruan tg.

“Unë ende vuaj nga pasojat, kam dhimbje në këmbë”, thotë Emma. “Nëse ec për më shumë 10 minuta, më dhemb. Duhet të ulem në karrocë”.

Pse COVID-i i gjatë prek disa njerëz dhe jo të tjerët, dhe çfarë shpjegon morinë e simptomave të ndryshme? Njohuritë e zgjeruara do ta ndihmonin personelin shëndetësor të ofrojë plane adekuate të trajtimit për të sëmurët.

Financimi është i nevojshëm urgjentisht në mënyrë që shkencëtarët të kuptojnë më mirë këtë gjendje të re dhe komplekse shëndetësore. Mbretëria e Bashkuar ka ndarë 21.5 milionë euro në financimin për sa i përket kërkimit për COVID-in e gjatë.

Por në disa vende sikurse në Francë, buxheti i qeverisë për studimin e COVID-it të gjatë, me 2.2 milionë euro, është i zbehtë në krahasim me atë të fqinjit të saj.

Profesoresha, Dominique Salmon-Ceron, specialiste kryesore e sëmundjeve infektive në spitalin Hotel-Dieu në Paris, thotë se ajo dhe ekipi i saj kanë aplikuar për fonde katër herë gjatë vitit të kaluar. Çdo herë, kërkesa e tyre është refuzuar, me “komente dhe rekomandime”, nga ministria e shëndetësisë.

Megjithatë, aftësitë dhe ekspertiza e saj janë njohur nga autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Manoa

Artikulli paraprakVAKSINA “JOHNSON&JOHNSON” ZGJAT TË PAKTËN TETË MUAJ, EFEKTIVE NDAJ VARIANTIT DELTA
Artikulli tjetërMERKEL: KUFIZIMET E RREPTA ANTICOVID-19 TË UDHËTIMIT PËRFUNDOJNË SË SHPEJTI