Nje milion euro drogë arrestohen padronët shqiptarë të kokainës.

Tre shqiptarë në burg dhe 6 kg drogë e sekuestruar, 4 kokainë dhe 2 marijuanë, si dhe më shumë se 30 mijë euro. Është ky bilanci i një operacioni të fundit të policisë së Forli-Cesena, që ka shkatërruar bandën shqiptare të shpërndarësve të drogës dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që siç raportojnë mediat lokale, do të kapte në treg vlerën e rreth 1 milion eurove. Tre shqiptarët e arrestuar janë Fatos Sadik, 33 vjeç, personazh i spikatur në botën e narkotrafikut, me banim në Rimini; Luan Kasalla, 41 vjeç, me banim në Bellaria-Igea Marina, zyrtarisht punëtor në Itali. Ai jetonte në shtetin fqinjë së bashkë me familjen (10 vite më parë u kap me 1 kg kokainë); Fisnik Sulmina, 36 vjeç, rezident në Romano di Lombardia me precedentë të mëparshëm për falsifikim dhe pranim të mallrave të vjedhura. Të tre janë dërguar në burgun e Riminit. Banda e shqiptarëve, sipas hetuesve, ishte një nga më aktivet në provincën e Forli-Cesena. Hetuesit besojnë gjithashtu se ka akoma anëtarë të bandës të lirë, që kanë emra të spikatur më botën kriminale të shpërndarjes së drogës.

Artikulli paraprakAVIONI PËRFUNDON NË LUMË, DY VIKTIMA
Artikulli tjetërAUSTRIA ARRESTON 14 TË DYSHUAR SI ANËTARË TË SHTETIT ISLAMIK