Nga 500 000 deri në një milion lloje kafshësh dhe bimësh mund të kërcënohen të zhduken, shumë prej të cilave në dekadat e ardhshme, sipas parashikimit të bërë nga një raport i OKB-së mbi biodiversitetin.

Nga uji i pijshëm tek pyjet që thithin CO2, duke kaluar nga insektet që ndihmojnë pjalmimin, platforma ndërqeveritare shkencore dhe politike mbi biodiversitetin dhe shërbimet mbi ekosistemin (IPBES) do të mblidhet nga 29 prilli deri më 4 maj në Paris për të miratuar vlerësimin e parë botëror të ekosistemeve që prej 15 vitesh.

Ky raport prej 1800 faqesh mbi të cilin kanë punuar 150 ekspertë nga 50 vende të ndryshme prej tre vitesh do të shoqërohet nga një përmbledhje për vendimmarrësit që do të diskutohet fjali më fjali dhe miratohet nga 130 vende anëtare të IPBES-së.

Artikulli paraprakSHIFRAT/PIKA E DOBËT E SHQIPTARËVE? TË PUNOJNË NË SHTET
Artikulli tjetërZBULOHET SKENARI I OPOZITËS/ NESËR NË 18:00 DO TË BLLOKOJË AKSET KRYESORE