Vragat që la 26 nëntori në mendjen dhe shpirtrat e shqiptarëve do të duan kohë që të zhbëhen. Por pavarësisht çdo gjëje, jeta duhet të vijojë të ecë para, por natyrisht duke e mbajtur kokën pas për ata që ikën para kohe dhe për ata që ajo tragjedi la në mes të rrugëve. Edhe futbolli është solidarizuar me dhimbjen, si çdo fushë tjetër e jetës, ndaj as sot nuk do të bëjë përjashtim
Kategoria Superiore do të rinisë sot dhe bashkë me të dhe kategoritë e ulëta, por në çdo stadium në vend do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit dhe shiriti i zi në krah.
Në orën 13:30 do të zhvillohen takimet Bylis-Partizani dhe Luftëtari-Vllaznia, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillohet ndeshja Tirana-Kukësi, sfida të vlefshme për javën e 14-të të superiores, javë që do të kompletohet me takimet e nesërme Laçi-Flamurtari 13:30 dhe Teuta-Skënderbeu 16:30.