Ashtu si ne Gurin e zi dhe ne Bërdice, Bashkia e Shkodrës, ka zgjeruar nismën e saj për pastrimin e ambientit edhe ne njësine administrative te Rrethinave.
Aksioni per pastrimin e njollave te zeza ka nisur prej gati një jave, dhe sipas administratorit te kësaj njësie administrative, Vlash Pjetri, një mjedis me i pastër edhe ne fokusin e punës se përditshme ne te gjithë territorin. Por nga ana tjetër, ai ka edhe një apel për te gjithë banoret e zonës qe te mbrojnë mjedisin. Zona pranë vinotekës, por edhe pranë ish fushës se aviacionit kane qene dy nga pikat te cilat jane pastruar gjate kësaj te enjteje, ndërkohe qe pastrimi do te vijoje lagje me lagje, ne mënyre qe kjo zone te lirohet nga mbeturinat urbane, te cilat kishin zëne vend prej muajsh pa u kujtuar askush qe ti pastronte.