Një muaj në paraburgim do të qëndrojnë shtatë të dyshuarit e arrestuar në Kosovë për përgatitjen e veprave terroriste dhe kundër rendit kushtetues të vendit.

Caktimin e paraburgimit e bëri të ditur me anë të një komunikate edhe Gjykata Themelore në Prishtinë. Paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë u është caktuar personave me inicialet XH.T., M.SH., B.P., A.S., A.K, H.R, F.G. Katër të parët dolën para gjykatës të enjten, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë të mërkurën. Prokuroria thotë se të dyshuarit sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, gjatë muajve shtator-tetor 2016 kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin cak te sulmit institucionet ndërkombëtare dhe institucionet e sigurisë, me qëllim që duke luftuar seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale te shteteve të ndryshme, e pastaj në territorin tyre të krijojnë “Shtetin Islamik”. “Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i takojnë organizatës terroriste ISIS, në atë mënyrë që gjatë muajve Shtator- Tetor 2016 në bashkëkryerje edhe me shumë të pandehur të tjerë dhe sipas udhëzimeve të -ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri – Lavdim Muhaxheri, kanë përgatitur sulmet terroriste në territorin e Ballkanit, dhe atë së pari në Kosovë, për të sulmuar ndërkombëtarët dhe institucionet tjera të sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore, politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik andaj duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen , të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.Meqenëse dyshohet se të gjithë të pandehurit kanë pasur kontakte me persona tjerë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët mund të jenë të përfshirë në organizatën terroriste ISIS, ashtu që kjo rrethanë tregon rrezikun se të njëjtit mund të arratisen për tu larguar nga Kosova”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Artikulli paraprakTERMETI NE ZELANDEN E RE SHKAKTON TSUNAM ME DALLGE 2 M
Artikulli tjetërVRASJA E KUSHERINJVE NE ITALI LIDHET ME PERPLASJEN E BANDAVE NGA EVOPA LINDORE