Bashkia Shkodër dhe organizata italiane Kallipolis inspektuan nga afër punimet e përfunduara në qendër të lagjes Zogaj në periferi të qytetit.

Projekti i zbatuar synon ofrimin e më shumë hapësirave për pushim në zona piktoreske të Shkodrës. Sipas arkitektit Nektar Duma, bashkia ka në plan që projekte të tilla ti zbatojë edhe në zona të tjera të Shkodrës. Një investim i tillë ofron më shumë mundësi pushimi në breg të liqenit të Shkodrës. Rehabilitimi i kësaj qendre i është përmbajtur traditës duke përdorur gurë nga fshatrat përreth qytetit.

Artikulli paraprakGJONI: PASTRUAM 20 METËR LINEAR NË KANALE
Artikulli tjetërUSH KËRKESË MINISTRISË PËR MASTERIN