Kompania franceze e sigurimeve “Groupama” njoftoi sot shitjen për 613 milionë euro të një ndërtesë që ndodhet në shëtitoren 79 të Champs-Elyse-së, një shumë rekord për një ndërtesë që ndodhet në shëtitoren e njohur pariziane.

Ndërtesa u ble nga fondi norvegjez “Norges Bank Investment Management”.

Në këtë ndërtesë do të vendoset selia e prodhuesit të firmës Nike.

“Shuma e këtij transaksioni përbën një rekord në shëtitoren pariziane duke kaluar 600 milionë eurot të regjistruara gjatë shitjes në shëtitoren 114 të Champs-Elyse-së”, sipas një komunikate.

Çmimi për metër katror arriti në pothuajse 80 000 euro për një sipërfaqe të vlerësuar prej 7 700 metra katrorë.

“Situata strategjike e vendit, në një kënd shumë të dukshëm mbi segmentin më të vlerësuar të shëtitores që vizitohet nga më shumë se 100 milionë vizitorë në vit, justifikon vlerën e lartë të saj”, theksoi grupi i sigurimeve “Groupama” në një komunikatë.

Artikulli paraprak“VARFËROHEN” FAMILJET E PASURA, RRISIN SHPENZIMET PËR USHQIME, I ULIN PËR RESTORANTE MË 2018
Artikulli tjetërARRESTOHET AUTORJA DHE SKENARISTJA E RAI-T, KËRCËNOI AMBASADORIN ETTORE SEQUI